Vehicle Motion Cues përshkruhet si një përvojë e re për iPhone dhe iPad që mund të ndihmojë në reduktimin e ‘sëmundjes’ së varësisë prej shfrytëzimit të telefonit gjat vozitjes.
Çelësi është zvogëlimi i konfliktit ndijor midis asaj që sheh personi dhe asaj që po ndodh në të vërtetë (lëvizjet e automjetit).
Kjo veçori bazohet në pika të zeza të animuara që lëvizin në varësi të pasagjerit dhe veturës.
“Ato përfaqësojnë ndryshime në lëvizjen e automjetit për të ndihmuar në reduktimin e konflikteve shqisore pa ndërhyrë në përmbajtjen kryesore”, shpjegon Apple.
Për shembull, nëse sistemi zbulon se automjeti po kthehet majtas, pikat do të lëvizin djathtas dhe anasjelltas.
Duke përdorur sensorët e integruar në iPhone dhe iPad, Vehicle Motion Cues njeh kur përdoruesi është në një automjet në lëvizje dhe reagon në përputhje me rrethanat.
Funksioni mund të vendoset që të shfaqet automatikisht në iPhone tuaj ose mund të aktivizohet dhe çaktivizohet në Qendrën e Kontrollit. Do të duhet të presim derisa të zbatohet për të zbuluar nëse ky sistem funksionon vërtet. Shkencëtarët besojnë se disa neurone, të quajtur VGLUT2, luajnë një rol kyç në vertigo.
Nuk dimë çfarë të mendojmë për këtë aplikacion. Ndoshta do të ishte më mirë të shikoni natyrën ose të pushoni si shoqërues. E shikon celularin pak më gjatë?! Është sikur po na mungon diçka në jetën tone.
Burimi: botasot.info