Apple vazhdon të humbasë në gjykatat e Brazilit lidhur me vendimin për të ndaluar shitjen e iPhone së bashku me një ushqyes. Gjykata e Sao Paolo vendosi kundër gjigantit të teknologjisë duke e gjobitur me 19 milionë dollarë pas padisë së Shoqatës së Konsumatorëve të Brazilit.
Për më tepër gjykata ka urdhëruar Apple të furnizojë të gjithë konsumatorët në Brazil që kanë blerë një iPhone 12 dhe 13 vitet e fundit me ushqyes si dhe tani e tutje ti përfshijë në paketim.
Apple tha se do të apelonte vendimin. Trupi gjykues e quajti mos përfshirjen e një ushqyesi në paketim është një praktikë abuzuese dhe detyron konsumatorët të blejnë një produkt të dytë që i pari të funksionojë.
Në 2021 agjencia për mbrojtjen e konsumatorit në Brazil gjobiti Apple me 2 milionë dollarë për heqjen e ushqyesve nga iPhone 12.
Këtë Shtator Ministria e Drejtësisë ndaloi shitjen e iPhone të cilët nuk vinë me një ushqyes. Gjithashtu gjobiti kompaninë me 2.38 milionë dollarë duke urdhëruar anulimin e regjistrimit të iPhone 12 tek agjencia e komunikimeve elektronike në Brazil.
Apple ndaloi të furnizuari një ushqyes në paketimin e iPhone në 2020 me modelet iPhone 12. Kompania tha se me këtë vendim kishte kursyer 861 mijë ton bakër, zink dhe kallaj. /PCWorld Albanian