Apple ende larg zhvillimit të çipeve 5G, nënshkruan marrëveshje të re me Qualcomm

min lexim

Ditën e Hënë Qualcomm tha se ka nënshkruar një marrëveshje të re me Apple për ta furnizuar me çipe 5G të paktën deri në 2026 në një kohë kur prodhuesi i iPhone përballet me sfida në Kinë dhe po përpiqet të forcojë zinxhirët e saj të furnizimit tjetërkund.

Aksionet e Qualcomm u rritën me 3.2 përqind pas lajmit dhe kompania konsiderohet lider në dizajnin e çipeve të modemeve që lidhin telefonët me rrjetet celulare.

Marrëveshja e fundit mes Qualcomm dhe Apple u nënshkrua në 2019-ën pasi dy kompanitë vendosën ti japin fund një beteje ligjore.

Ajo përfundonte këtë vit që do të thotë se iPhone-t që Apple pritet të prezantojë të Marten do të përfshihen në kushtet e saj.

Sipas akordit të ditës së Hënë, Qualcomm do të vijojë të furnizojë Apple me çipe për telefonët e saj çdo vit deri në 2026. Një tjetër marrëveshje mes dy kompanive, ajo e licencimit të patentave nënshkruar po në 2019-ën, do të mbetet në fuqi deri në 2025.

Aktualisht Apple po punon në teknologjinë e saj të modemeve dhe ka shpenzuar 1 miliardë dollarë për blerjen e biznesit nga Intel në 2019-ën. Kompania ende nuk ka bërë publike planet për lançimin e tyre. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Sherr me armë në Athinë, raportohet për gjashtë viktima

Story i radhës

Marok, numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në të paktën 2.681

Të fundit nga