Në vend që të vendosni mes katër modeleve të reja të iPhone çdo Vjeshtë, mbase do tu duhet të zgjidhni mes tre modeleve të ndryshme në Pranverë dhe Vjeshtë.
Një raport i ri nga The Information pretendon se Apple do të ndryshojë ciklin e lançimeve për smarfonët e saj duke filluar me iPhone 18 në 2026.
Sipas The Information, tre burime të afërta me zinxhirin e furnizimit të Apple thanë se modelet më të shtrenjta do të debutojnë të parat, që do të thotë se seritë Pro do të mbërrijnë në Vjeshtë.
Ndërkaq modelete standard të iPhone do të shtyhen për në Pranverë. Është një ndryshim i madh nga Apple që thotë se po përpiqet të krijojë më shumë hapësirë për modelet e tjera siç është një iPhone me ekran me palosje.
Nëse raporti provon të jetë i saktë, Apple do të lançonte iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe mundësish një iPhone me ekran me palosje në Vjeshtën e 2026 ndjekur nga modeli bazë iPhone 18, varianti iPhone 18 Slim dhe iPhone 18e në Pranverën e 2027.
Nëse i keni kushtuar vëmendje të afërt lançimeve të Apple-it, ky ndryshim mund të mos jetë ndonjë surprizë e madhe.
Ndërsa kompania ka lançuar çdo vit serinë e re të iPhone-ëve në Shtator ose Tetor që nga iPhone 5, Apple filloi të largohej nga ky plan me prezantimin e modeleve iPhone SE, të cilat zakonisht janë lëshuar në Mars ose Prill. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al