Apple do të kalojë të gjitha produktet në USB-C deri në 2024

October 10, 2022
1 minut lexim

Apple do të adoptojë gjerësisht USB-C në mbarë portofolin e produkteve në pak vite sipas Bloomberg.

Mark Gurman shkruante se pret që kompania të kalojë të gjithë kufjet wireless, përfshirë AirPods Pro lançuar së fundi tek standardi i ri i karikimit në 2024.

Për më tepër Apple mund të rifreskojë edhe aksesorët si Magic Mouse me USB-C nga viti i ardhshëm.

Raporti vjen ndërsa shumica e produkteve të Apple do të duhet të jenë pajtueshëm me ligjin e ri Evropian që e bën përdorimin e USB-C të detyrueshëm.

Në fillim të javës së kaluar Parlamenti Evropian votoi për ta bërë atë standardin e karikimit në vendet e Unionit deri në 2024 në pajisjet elektronike. Ky detyrim do të aplikohet tek laptopët duke filluar nga fillimi i 2026.

Në Maj të këtij viti ishte po Gurman që thoshte se Apple ka filluar testimin e iPhone USB-C për të adoptuar ligjin e propozuar nga BE-ja.

Megjithatë kalimi në USB-C mund të jetë një lëvizje jetëshkurtër sepse kompania synon të ofrojë karikim induktiv në iPhone dhe iPad shumë shpejtë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjendet një automjet i djegur në Vlorë, dyshohet se është i njëjti që u grabit në Lushnjë

Story i radhës

Kryqi në qaforen e Anita Haradinjat në dasëm merr vëmendjen e komentuesve

Të fundit nga

ShkoLartë