Apple thuhet se është duke organizuar fluturime mallrash për të transportuar iPhone nga fabrikat e saj indiane në SHBA, në një përpjekje për të mposhtur tarifat e Donald Trump.
Kompania e teknologjisë ka dërguar 600 ton iPhone, ose deri në 1.5 milion celularë, në SHBA nga India që nga marsi, pasi rriti prodhimin në fabrikat e saj në vend, shkruan the Guardian.
Bëhet e ditur se tarifat e Trumpit prej 26% për importet indiane janë pezulluar për rreth tre muaj pasi presidenti amerikan thirri një pauzë 90-ditore, por ai ka njoftuar se tarifat për mallrat nga Kina – ku Apple mbledh shumicën e iPhone-ve të saj – do t’i nënshtrohen një takse prej të paktën 145%.
Një burim i njohur me planifikimin pas lëvizjes tha se Apple “dëshironte të mposhtte tarifën”.
Importet në SHBA nga India ende përballen me një tarifë sipas politikës së Trumpit, por me një normë të reduktuar prej 10%.
Analistët kanë paralajmëruar se çmimet e iPhone mund të rriten pasi SHBA vendosi tarifën e saj më të lartë për importet nga Kina, me bankën e investimeve UBS që vlerëson se një iPhone 16 Pro Max me 256 GB hapësirë ruajtëse mund të rritet me më shumë se dy të tretat, në gati 2,000 dollarë nëse Apple kalon një pjesë të konsiderueshme të tarifës.
Ndryshe, Apple ka tre fabrika në Indi të operuara nga Foxconn dhe Tata.
Burimi: botasot.info