Apple do të dërgojë një përditësim për problemet e kamerës së iPhone 14 Pro

min lexim

Apple do të dërgojë një përditësim softueri për të adresuar një problem me kamerën e iPhone 14 Pro dhe Pro Max sensori i të cilës dridhet në mënyrë të pakontrolluar kur përdoret nga aplikacionet si Snapchat, Instagram dhe TikTok.

Kompania është në dijeni të problemit dhe një përditësim do të dërgohet javën e ardhshme tha kompania.

Kur problemi u raportua gjatë fundjavës, nuk ishte e qartë nëse telefoni kishte një problem me aplikacionet e palëve të treta, me iOS 16 apo ishte një problem hardueri.

Kamerat funksionin normalisht gjatë përdorimit me aplikacionin e kamerës së iOS 16-ës. Duke qenë se Apple ka planifikuar një përditësim, kuptojmë se problemi qëndron tek AOI-të dhe jo aplikacionet e palëve të treta.

Por Apple nuk sqaroi çfarë po e shkakton këtë sjellje të pazakontë të sensorit dhe ka pasur spekulime se sistemi i stabilizimit optik të imazh është me defekt.

Sipas uebsajtit të Apple modeli standard iPhone 14 nuk e ka këtë problem. Nuk është përditësimi i parë që shkon për problemet e kamerës. Javën e kaluar iOS 16.0.1 adresoi një problem me cilësinë e imazheve të iPhone 14 Pro Max. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Freund tradhton Chelsean, mbetet te RB Salzburgut

Story i radhës

Gruaja që ka fjetur me 700 burra, por edhe me disa gra

Të fundit nga