Apple zbuloi gjeneratën më të fundit të iPhone dhe platformave mobile në fillim të muajit dhe së bashku me të edhe disa probleme me sistemin operativ.
Lajmi i mirë është se kompania reagoi menjëherë duke adresuar disa prej tyre dhe tashmë lëshoi versionin iOS 16.0.2 për të eliminuar ato që kishin ngelur.
Një prej problemeve ishte keqfunksionimi i kamerës së pasme me aplikacione të palëve të treta si Instagram, TikTok dhe Snapchat.
Përdoruesit zbuluan se kur përdornin kamerën me këto aplikacione, kamera e pasme sillej në mënyrë të çuditshme me dridhe dhe zhurma të pazakonta. Apple tha se ky përditësim adreson pikërisht këtë keqfunksionim.
Një tjetër problem ishte ai i funksioneve copy&paste. iOS 16.0.2 adreson edhe probleme të tjera siç është ekrani i zi gjatë konfigurimit për herë të parë apo probleme me prekje në iPhone X, iPhone XR dhe iPhone 11. /PCWorld Albanian