Apple dërgon iOS 16.0.1 pas probleme me aktivizimin e iPhone 14

1 minut lexim

Nëse keni pasur probleme me aktivizimin e modeleve të reja iPhone 14, nuk jeni vetëm. Apple përmes një përditësimi ka adresuar një problem në iOS 16 që bllokonte aktivizimin e iMessage dhe FaceTime në rrjetet Wi-Fi të hapura.

Pajisja e re nuk funksiononte mirë nga kutia në varësi të situatës. Për të adresuar problemin duhet të instaloni përditësimin iOS 16.0.1.

Nuk është e qartë nëse Apple ka një zgjidhje tjetër me përjashtim të iOS 16.0.1. Problemi është nën hetim nga kompania ndërsa dokumentet e mbështetje sugjerojnë përdoruesve të përditësojnë.

Numri i përdoruesve të prekur mendohet të jetë i vogël. Linja iPhone 14 ka filluar të mbërrijë në duart e konsumatorëve dhe eksperienca e parë me telefonat e rinj mund të jetë ajo që kanë pritur.

Nëse keni problemi duhet të përdorni një Mac ose PC për të instaluar iOS 16.0.1 që të mund të aktivizoni iPhone e ri. /PCWorl dAlbanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Wilder injoroi ofertën për t’u përballur me Joshua

Story i radhës

Autostrada Tetovë-Gostivar, ndër prioritet e Qeverisë

Të fundit nga