Apple raportohet se është duke u përgatitur të hapë iOS për dyqanet konkurrente të aplikacioneve. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, ekipet e softuerit dhe shërbimeve janë duke ridizajnuar elementët kryesorë të platformës.
Kjo iniciativë do ti hapë rrugë shkarkimit të aplikacioneve të palëve të treta nga përdoruesit pa pasur nevojë të kalojnë përmes App Store.
Kështu zhvilluesit mund të shmangin komisionet e famshme 15 dhe 30% për blerjet brenda aplikacioneve. Gurman raportoi se ndryshimet janë planifikuar për të kënaqur ligjvënësit Evropianë të cilët së fundi miratuan Aktin e Tregjeve dhe Shërbimeve Dixhitale.
Sipas Gurman Apple planifikon të sjellë ndryshimet e reja me iOS 17 vitin e ardhshëm. Ligji i ri Evropian është problematik për Apple sepse shumë pengesa që kompania ka vendosur për ta bërë të vështirë për konsumatorët të largohen prej iOS, konsiderohen të paligjshme në Evropë.
Për shembull, akti kërkon ndërveprim ndërmjet platformave të ndryshme të mesazheve dhe qasje të barabartë për zhvilluesit e jashtëm në veçoritë kryesore të sistemit operativ. Në mënyrë kritike, ai gjithashtu kërkon që mbajtësit e platformës të lejojnë instalimin e aplikacioneve të jashtme.
Apple ka lobuar kundër instalimit të aplikacioneve nga burime të jashtme duke i konsideruar një rrezik të madh sigurie dhe privatësie. Nëse Apple do të veprojë njëlloj edhe në SHBA mbetet për tu parë.
Ligjvënësit Amerikanë po konsiderojnë miratimin e ligjeve të ngjashme. /PCWorld Albanian