apple behet prodhuesi me shitjet me te larta te smartfoneve ne bote 67fd12d9e4952

Apple bëhet prodhuesi me shitjet më të larta të smartfonëve në botë

April 14, 2025
1 minut lexim

Apple rimori vendin e parë si prodhuesi më shitjet më të larta të smartfonëve në mbarë botën në tre mujorin e parë të 2025, pasi kompania lançoi iPhone 16e dhe u përball me kërkesë të lartë në vendet si Japonia dha India tregojnë të dhënat e Counterpoint Research ditën e Hënë.

Apple kishte 19 përqind të tregut global të smartfonëve pavarësisht rënies së shitjeve në SHBA, Europë dhe Kinë ndërsa ndiqej afër nga Samsung me 18 përqind të tregut.

International Data Corporation, e cila gjurmon shitjet e smartfonëve, tha se shitjet globale u rritën me 1.5 përqind në tre mujorin e parë të 2025 ndërsa Apple nxitoi të krijonte stok për të shmangur tarifat e vendosura nga presidenti Amerikan Donald Trump.

Përshkallëzimi i tensioneve global ka rezultuar në një turbullirë tregjesh në dy javët e fundit duke shtuar frikën e një recensioni. Apple transportoi 600 tonë iPhone në SHBA nga India për të shmangur tarifat e Trump.

Megjithatë ky i fundit vendosi ti heqë ato për pajisjet elektronike si smartfonët dhe kompjuterët. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

cfare permban dosja e 13 prillit 1945 deshmia qe la lazer radi per krimin komunist familja e tij u nxor ne rruge dhe i vdiq vajza 11 muajsh 67fd10099ee98
Story i mëparshëm

Çfarë përmban dosja e 13 prillit 1945! Dëshmia që la Lazër Radi për krimin komunist! Familja e tij u nxor në rrugë dhe i vdiq vajza 11 muajsh

mes interesimit te milanit dhe juventusit conte merr vendim per te ardhmen 67fd13ca1018c
Story i radhës

Mes interesimit të Milanit dhe Juventusit, Conte merr vendim për të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë