Aplikacioni YouTube sjell një prej funksionaliteteve më të kërkuara në iOS

1 minut lexim

Nëse ende nuk keni opsionin “picture-in-picture” të YouTube në pajisjen tuaj Apple, së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

YouTube tha se PiP do të ofrohet në ditët në vijim për pajisjet që kanë versionin iOS 15. Si me çdo aplikacion tjetër që ofron PiP, përdoruesit mund të shohin një dritare video pluskuese në ekran ndërsa përdorin aplikacione të tjera.

Funksionaliteti është pritur prej kohësh dhe YouTube tha fillimisht se do të ofrohej vetëm për përdoruesit me pagesë Premium.

YouTube është ndër të fundit pas Disney+, Netflix, Twitch dhe të tjerë që kanë aktivizuar PiP. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I riu nga Shkupi ndërron jetë pas aksidentit me motoçikletë në rrugën Shkup-Veles

Story i radhës

Evakuimet në Kramatorsk po vazhdojnë në drejtim të qytetit Slovyansk

Të fundit nga