Aplikacioni i ri i WhatsApp në Windows nuk kërkon më prej përdoruesve të lidhin telefonin e tyre për të dërguar, marrë dhe sinkronizuar mesazhet.
Një përditësim në aplikacionin WhatsApp për Windows është tashmë i disponueshëm për tu shkarkuar në Microsoft Store.
Më përpara përdoruesit duhej të shkarkonin WhatsApp ose ta hapnin nga ubesajti. Ndërkaq aplikacioni i ri është ndërtuar specifikisht për Windows dhe është më i shpejtë.
Aplikacioni i ridizajnuar ka një pamje më të pastër krahasuar me versionin e kaluar por nuk është shumë ndryshe. Ndryshimi më i madh është se nuk keni nevojë të mbani telefonin të lidhur me internetin për të sinkronizuar mesazhet mes telefonit dhe aplikacionit desktop.
WhatsApp tha se po punon për një aplikacion të tillë edhe në macOS.
Funksionaliteti i ri që e bën WhatsApp të funksionojë me disa pajisje tashmë është i disponueshëm për të gjithë. Përdoruesit mund të lidhin deri në 4 pajisje me llogarinë e WhatsApp pa pasur nevojë për lidhje me telefonin duke ruajtur njëkohësisht enkriptimin fundor.
Por gjithashtu ka disa kufizime. Për shembull nëse përdorni një iPhone si pajisje parësore, nuk mund të fshini bisedat e as mesazhet. Gjithashtu nuk mund të dërgoni mesazhe me paraqitje të lidhjeve të jashtme nga WhatsApp Web e as të dërgoni mesazhe dhe komunikoni me video me ata që kanë version të vjetra të WhatsApp. /PCWorld Albanian