Aplikacioni kontrovers AI i Windows 11 bëhet i disponueshëm

November 25, 2024
1 minut lexim

Microsoft është duke e pozicionuar funksionalitetin Recall për Windows 11 si një prej fuqive më të spikatura të laptopëve Copilot+. Ajo që përbënte çudi ishte se debutimi i mjetit më përpara ofrohej vetëm në kompjuterët x64 dhe jo ato me procesorët Snapdragon bazuar në arkitekturën ARM.

Nëse keni qenë prej këtyre të fundit, tani ka ardhur momenti që të provoni Recall përmes programit Windows Insider. Microsoft sapo prezantoi Recall, një opsion që regjistron çdo gjë që bëni në Windows dhe është i disponueshëm për laptopët Snapdragon Copilot+.

Duhet të hyni në programin Insider dhe kanalin Dev për ta provuar. Për fatin e mirë është e lehtë të kaloni nga një version eksperimental tek versioni stabil kur të bëhet i disponueshëm thjeshtë duke u larguar nga kanali Dev.

Recall pati një debutim të zhurmshëm dhe u konsiderua si një mjet mjaft kontrovers. Pasi u kritikua për implikimet e sigurisë dhe privatësisë, Microsoft vendosi ta shtyjë me disa muaj linçimin për të çaktivizuar disa prej aspekteve të tij që u kritikuan.

Në këtë pikë Recall me shumë gjasa nuk do të debutojë deri në 2025 në Windows 11. Edhe kur të mbërrijë, vetëm një fraksion i përdoruesve mund ta provojnë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Belind Këlliçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ja arsyeja

Story i radhës

​Një superderbi sot në Superligë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë