Aplikacioni i ridizajnuar i Steam vjen në Android dhe iOS

Ka ardhur koha që ti jepni lamtumirën aplikacionit të vjetër dhe irritues të Steam për platformat mobile. Valve lançoi versionin e ridizajnuar të Steam për Android dhe iOS që ka qenë në testim që prej muajit Gusht të vitit të kaluar.

Kompania tha se aplikacioni është ndërtuar mbi një strukturë të re dhe moderne dhe së bashku me të ka sjellë standarde të reja siç është kyçja përmes kodeve QR.

Metoda e re e identifikimit ju jep përdoruesve akses në aplikacion pa përdorur fare emër përdoruesi dhe fjalëkalim.

Aplikacioni tashmë tregon të gjitha lojërat në librari. Kur klikoni mbi imazhin e një loje në listë, do të gjeni një opsion që lejon shkarkimin e lojës në kompjuter.

Është përmirësuar eksperienca e shfletimit dhe e njoftimeve. Përdoruesit gjithashtu kanë mundësi të ç’instalojnë lojërat nga kompjuteri i tyre duke përdorur pikërisht këtë aplikacion. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Personat me aftësi të veçanta përballen me probleme të shumta në procesin mësimor në Maqedoni

Story i radhës

Tifozët kundër presidentit, por e përkrahin trajnerin

Të fundit nga