Aplikacioni Gmail do të gjurmojë dërgesat postare

November 3, 2022
1 minut lexim

Së shpejti mund të mos u duhet të kaloni nga klienti email në shfletues për të kuptuar se kur produkti që keni bleri do të vijë.

Google ka përditësuar aplikacionin Gmail me gjurmimin e paketave postare. Nëse një email me një numër porosie dhe gjurmimi ka mbërritur në postën tuaj elektronike, do të shikoni statusin e dërgesës në krye të mesazhit.

Kështu përdoruesit nuk kanë nevojë të përdorin një aplikacion të dedikuar apo të vizitojnë një uebsajt për të gjurmuar porosinë.

Funksionaliteti fillimisht do të ofrohet në SHBA dhe vjen në periudhë festash fundviti ku njerëzit blejnë masë për të përfituar zbritje çmimesh. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Balla dënon deklaratat e deputetit Nicolas Bay kundër shqiptarëve: Të papërgjegjshme, do t’i kërkoj zyrtarisht PE t’i dënojë

Story i radhës

Selena Gomez flet për herë të parë për fotot e bujshme me Hailey Bieber

Të fundit nga

ShkoLartë