aplikacioni chatgpt ne ios pershtatet per ekranin e madh te ipad 6481ed2eb0ae0

Aplikacioni ChatGPT në iOS përshtatet për ekranin e madh të iPad

June 8, 2023
1 minut lexim

OpenAI përmirësoi aplikacionin ChatGPT në iPad ditën e sotme përmes një përditësimi të ri dizajnuar për të përfituar nga madhësia e ekranit të tabletit.

Aplikacioni i përditësuar ChatGPT për iOS dhe iPadOS përfshin gjithashtu mbështetje për “drag-and-drop”, Siri dhe integrim të shkurtesave.

Mbështetja për iPad do të thotë se ChatGPT tashmë hapet në ekran të plotë në tabletët Apple në vend të një aplikacioni me madhësinë e iPhone në ekran të madh.

Pjesa tjetër e aplikacionit ka mbetur e pandryshuar sepse përdoruesit ende ballafaqohen me opsionin për të përdorur GPT-3.5 ose GPT-4.

Mbështetja për “drag-and-drop” do të thotë se përdoruesit mund të tërheqin një tekst apo mesazh nga aplikacioni ChatGPT dhe ta “hedhin” në ndërfaqen e aplikacioneve të tjera.

Gjithashtu përdoruesit mund të thërrasin ChatGPT nga asistenti Siri dhe të përdorin funksionalitetin e shkurtesave të Apple. Përdoruesit mund të krijojnë një kërkesë për ChatGPT nga shkurtesat për të filluar një bisedë të re dhe ta integrojnë në automatizimin e Apple ShortCuts.

Që nga lançimi i një versioni mobil, OpenAI gradualisht ka përmirësuar aplikacionin duke shtuar historikun e bisedave apo ndërveprimet zanore. Kompania planifikon të lançojë një version në Android. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

prinderit tregojne nje truk te pazakonte qe e ben foshnjen te ndaloje se qari menjehere 6481ec3050fee
Story i mëparshëm

Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

shifrat tregojne se eshte duke u rritur problemi i vizave shengen me turkiyen 6481ed981eed9
Story i radhës

Shifrat tregojnë se është duke u rritur problemi i vizave Shengen me Türkiyen

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë