aplikacioni chatgpt ne ios mberrin ne 11 vende te botes ne mesin e tyre edhe shqiperia 64707557d1699

Aplikacioni ChatGPT në iOS mbërrin në 11 vende të botës, në mesin e tyre edhe Shqipëria

May 26, 2023
1 minut lexim

OpenAI lançoi aplikacionin ChatGPT për iOS në SHBA në mesin e muajit Maj dhe tashmë po mban premtimin duke e zgjeruar në 11 vende të botës.

Çuditërisht në mesin e këtyre vendeve është edhe Shqipëria krahas Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Xhamajkës, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Nikaraguas, Nigerisë dhe Britanisë.

Aplikacioni ChatGPT funksionon dhe ngjan njëlloj si uebsajti me historikun e bisedave që sinkronizohet mes kompjuterit dhe iPhone. Abonentët e ChatGPT Plus mund të aksesojnë GPT-4 përmes aplikacionit dhe të marrin përgjigje më të shpejta.

Aplikacioni një funksionalitet më tepër krahasuar me uebsajtin duke lejuar njerëzit të bëjnë pyetje përmes komandave zanore.

Në lidhje me disponueshmërinë globale të aplikacionit ChatGPT, OpenAI tha se do të vijë së shpejti. Kujtojmë se ChatGPT nuk është ende në smartfonët Android. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

lufthansa blen 41 per qind te ita airways per 325 milione euro 64707518818fb
Story i mëparshëm

Lufthansa blen 41 për qind të ITA Airways për 325 milionë euro

finalizohet megaoperacioni policor antikanabis ne shkoder arrestohen dy te dyshuar ne kerkim babe e bir 647076b913fd3
Story i radhës

Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis në Shkodër, arrestohen dy të dyshuar – në kërkim babë e bir

Të fundit nga

ShkoLartë