aplikacionet android vine ne windows 11 muajin e ardhshem 61f2cbe9cd1e7

Aplikacionet Android vinë në Windows 11 muajin e ardhshëm

January 27, 2022
1 minut lexim

Microsoft ditën e sotme tha se një version i Windows 11 do të vijë në muajin Shkurt duke sjellë aplikacionet Android në Microsoft Store.

Kompania nuk tha sesa aplikacione do të jenë të disponueshme gjatë testimeve por do të gjeni tituj që janë edhe në Amazon App Store.

Version i Shkurtit do të jetë një ndërtim eksperimental. Priten përditësime të taskbarit, ridizajnim të Media Player dhe aplikacioneve Notepad.

Një lajm tjetër nga Microsoft është ai i përfundimit të kalimit falas nga Windows 10 në Windows 11. Microsoft tha se kjo ofertë ka hyrë në fazën finale që do të thotë se mund të detyroheni të paguani në një periudhë të mëvonshme nëse nuk përditësoni tani.

Funksionimi i aplikacioneve Android në Windows 11 ishte titulli që pushtoi lajmet e botës së teknologjisë vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve.

Krahas përfitimeve në plan të parë siç është përdorimi i aplikacioneve Android në një kompjuter, mund të ndihmojë nga ana tjetër rritjen e përdorimit të ekraneve me prekje në kompjuterët Windows 11 apo edhe të dyqanit të aplikacioneve Microsoft Store. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perendimi paralajmeron pushtim rus ukraina ben thirrje per qetesi 61f2c82b13f8a
Story i mëparshëm

Perëndimi paralajmëron pushtim rus, Ukraina bën thirrje për qetësi

populli arberor e ka tregu veten dy here ne mbrojtjen e evropes dhe te hebrenjve 61f2d3e6b894d
Story i radhës

Populli arbëror e ka tregu veten dy herë: në Mbrojtjen e Evropës dhe të Hebrenjve

Të fundit nga

ShkoLartë