Apelon IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek qytetarët të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi në Facebook, nga IKSHPK-ja thonë që situata është e qetë dhe stabile, por megjithatë ka apeluar për kujdes në zbatimin e masave preventive.

“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Por, në vende të ndryshme të botës, akoma po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet tutje në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tritol në makinë, çfarë gjeti policia në banesën e Aleksandër Sadikajt: Priste ta godisnin!

Story i radhës

Ja kur do të publikohet lista e të regjistruarve në shkollat e mesme në RMV

Të fundit nga