Apeli refuzon sërish ndryshimin e masës së sigurisë për Belerin

September 18, 2023
1 minut lexim

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin Belerin, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e korrupsionit në zgjedhje, shkruan voa.

Javën e shkuar Prokuroria e Posaçme, njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes, e cila ka provokuar një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri shqiptar ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk mund të pranojë ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë.

Ndërsa autoritetet greke po përdorin mjete të ndryshme diplomatike dhe juridike për të ndikuar procesin, duke kërcënuar dhe me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend Kosovën

Story i radhës

Erdogan takon Musk, e fton të ndërtojë fabrikën e radhës në Turqi

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë