Apeli i Kovaçevskit: Mos e ndërprisni mësimin, do gjejmë zgjidhje!

April 10, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bënë edhe një apel që të mos ndërpritet procesi arsimor dhe të gjindet zgjidhje me dialog për pagat në arsim. Ai përmes një statusi në facebook, thotë se greva nuk është zgjidhje, nxënësit pas një periudhe të gjatë pandemike, janë kthyer në bankat shkollore. Ndërsa shton se me kërkesat ashtu siç janë parashtruar nga SASHK-u do të ketë rritje të inflacionit, ndërsa shton se Qeveria duhet ta menaxhoj buxhetin në këtë kohë krize.

 “Qeveria duhet me përgjegjësi ta menaxhoj buxhetin dhe të kujdeset për ekonominë. Nuk fitojmë asgjë nëse e rrisim inflacionin, ndërsa pikërisht kjo do të ndodh nëse realizohen kërkesat ashtu siç janë të parashtruara. Prandaj, apeloj që të mos ndalohet procesi edukativo arsimor dhe të vazhdoj me dialog që të gjendet zgjidhje e pranueshme”, ka shkruar Kovaçevski, përcjell SHENJA.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Të kundërtat tërhiqen!?”/ Epo, nuk është edhe aq e vërtetë

Story i radhës

Macja mysafir i pazakontë në xhami, Imami rrëfen për mikëpritjen e ngrohtë nga xhemati

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë