apeli i gjkko rrezon kerkesen e berishes dhe malltezit nuk ndryshohet masa e sigurise arrest ne shtepi 661fc51cbf579

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit, nuk ndryshohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

April 17, 2024
1 minut lexim

Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi një skandal të radhës vendimin e gjykatës, ndërsa theksoi se do të vijojnë rrugën ligjore.

Gjokutaj: SPAK po merret me lojën e kungulleshkës, provat që paraqet mbrojtja nuk i pranojnë, SPAK po bën akt antikushtetues, një skandal i radhës, ne do të vijojmë rrugën ligjore.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

punonjesit e geriatrise ne proteste per paga dhe kushte me te mira 661fc3b5638b2
Story i mëparshëm

Punonjësit e Geriatrisë në protestë për paga dhe kushte më të mira

IMG 20240414 WA0002
Story i radhës

Nuk bëhet rahat Daçiqi, ka edhe një pyetje për Bujar Osmanin 

Të fundit nga

ShkoLartë