Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit të GJKKO, duke vendosur masën e detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.
Ai shtoi më tej se ky vendim është dëshmi e re e kontrollit të plotë të “SPAK” nga Edi Rama.
I pyetur nëse do ta respektojë këtë vendim, Berisha tha: do ta respektoj sepse çështja është në Strasburg dhe kjo do i shtohet dosjes.
Burimi: botasot.info