Apeli hedh poshtë ankesat për rastin “Monstra”, konfirmon dënimet me burg të përjetshëm

September 6, 2022
1 minut lexim

Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi dënimet e shkallës së parë për rastin “Monstra” duke hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve.

Apeli ka konfirmuar gjithashtu edhe vendimin për lirimin nga akuza e të akuzuarit Sami Luta.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, të cilët janë në arrati në Kosovë, bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Neymar vlerëson sezonin e parë të Messit te PSG

Story i radhës

Catherine (Catte) Middleton-Kontesha (Dukesha) e njohur e Cambridgit (Kembrixhit), apo Mbretëresha e ardhshme e Britanisë së Madhe….?

Të fundit nga

ShkoLartë