Apasiev: “E majta” do të fitoj numër dyshifror të deputetëve

Partia “E Majta” e nisi nga Velesi fushatën parazgjedhore për parlamentaret e 8 majit. Në tubimin me qytetarët kreu i kësaj partie, Dimitar Apasiev theksoi se “E majta” do të fitojë 120 mijë vota në zgjedhje dhe numër dyshifror të deputetëve. Apasiev tha se në këto zgjedhje numri i deputetëve të LSDM-së duhet të ulet nën 10 dhe kjo parti të mos ekzistojë më, ndërsa “E majta” sipas tij do të arrijë të sigurojë 30 ulëse në Kuvend. “Me këtë rezultat do të fillojë beteja e vërtetë midis së majtës dhe së djathtës dhe do të përballemi me luanët të cilët heshtin përpara UÇK-së”, tha Apasiev në tubimin parazgjedhor në Veles. Ndërkohë bartësi i kësaj partie në njësinë e tretë zgjedhore, Borisllav Kërmov theksoi se është kandidati i vetëm i cili e përfaqëson qytetarin e thjeshtë, për dallim nga kundër-kandidatët siç tha të LSDM-së dhe VMRO-së të cilët janë pasqyrë e dyfytyrësisë. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Sulejmani: Në rajonin e NJZ 6 ka presion dhe trysni ndaj qytetarëve

Story i radhës

Protesta me molotov/ Reagon Ambasada e SHBA: Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune

Të fundit nga