Apartamente e dyqane, sekuestrohen pasuritë e të “fortit” në Vlorë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar dhe dhe ka kaluar në favor të shtetit 7 pasuri të Viktor Shoraj apo familjarëve dhe personave të afërt të lidhur me të.

Konfiskimi i këtyre pasurive u bë nga Gjykata e Posaçme pas provave se këto pasuri ishin produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian nga ana e shtetasit të mësipërm.

Vendimi ka ardhur pas hetimeve se këto pasuri janë produkt i veprave kriminale në fushën e narkotikëve.

Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.  Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese e Belgjikës anulon dekretin që ndalonte financimin e organizatave islame në vend

Story i radhës

E tmerrshme: Hiqet me bager guri përkujtimor i nënës gjakovare që dogji vetën pas varrimit të djemve që ia vranë kriminelët serbë

Të fundit nga