Aparati kap “mat” deputetët, Berisha “shend e verë”, Basha i flet në “vesh” Alibeajt

February 17, 2022
1 minut lexim

schedule12:57 – 17 Shkurt, 2022

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate mes maxhorancës dhe opozitës me në fokus aferat e inceneratorëve.

Aparati fotografik ka fiksuar disa disa momente para nisjes, gjatë seancës plenare dhe në përfundim të saj.

Në një foto jashtë Kuvendit shihet ish-kryeministri Sali Berisha nën shoqërinë e Albana Vokshit, teksa shkëmben batuta me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi në oborrin e parlamentit.

Nga ana tjetër në ambientet e brendshme të Kuvend, shihet Basha i përqendruar teksa flet me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.

Kryefjalë e deputetëve të opozitës në Kuvend kanë qenë inceneratorët. Gjatë fjalës së tij Basha ka folur për inceneratorët dhe ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Rama dhe gjithë qeverisë. Po në lidhje me këtë aferë, ish-Kryeministri Berisha është shprehur se Parlamenti dhe SPAK sipas tij po përpiqen që ta varrosin këtë çështje./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klinika e Pediatrisë jep detaje në lidhje me vdekjen e 9-vjeçares

Story i radhës

MPJ:RMV ka konsull në SHBA, nuk parashihet zëvendësimi i parakohshëm i tij

Të fundit nga

ShkoLartë