ap e okb se thirrje rusise qe te ndaloje luften ne ukraine 623ca7f49cf81

AP e OKB-së thirrje Rusisë që të ndalojë luftën në Ukrainë

March 24, 2022
1 minut lexim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, me një votë dërmuese duke i bërë thirrje Rusisë të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës.

Ishin 140 vende pro, pesë kundër dhe 38 abstenuan për një rezolutë të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e mbështetur nga shumë vende të tjera. Disa javë më parë, 141 vende mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë.

Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundi i luftës.”

Asambleja e Përgjithshme dëgjoi fjalimet mbi situatën humanitare në Ukrainë të mërkurën dhe të enjten, transmeton CNN.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

g7 paralajmeron rusine kunder perdorimit te armeve kimike biologjike ose berthamore 623c9f480728b
Story i mëparshëm

G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, biologjike ose bërthamore

lloris mbron pochettinon 623ca7fadfe0f
Story i radhës

Lloris mbron Pochettinon

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë