Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2022”.
Ajo është rikthyer sivjet në kompeticionin e famshëm muzikor me projektin e quajtur “Kalimtar”, ku siç ka theksuar është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar.
Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për muzikën u përkujdes Kledi Bahiti.
Tashmë ky projekt është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse e festivalit ndër vitesh, ndërkohë që në 2017 në edicionin e 19-të është shpallur fituese me këngën “E çmendur”.
Asokohe, në vendin e dytë u rendit Elhaida Dani e në vend të tretë Filloreta Raçi-Fifi.
Edicioni i 23-të i “Kënga Magjike” do të mbahet gjatë këtij muaji.