Anulohet vizita e kryespiunit të Vladimir Putinit në Beograd

February 27, 2022
min lexim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është anuluar vizita në Beograd e sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.

Vuçiq nuk ka sqaruar arsyet e anulimit të vizitës

“Patrushev është dashur të vijë në Beograd, ajo vizitë është paralajmëruar rreth dhjetë ditë më parë dhe ajo vizitë është anuluar”, tha Vuçiq.

Mediet pro-qeveritare në Serbi raportuan se oficeri i parë i inteligjencës i Kremlinit dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Vladimir Putin do të vizitonte Beogradin më 28 shkurt.

Sipas këtyre raportimeve, të cilat arritën edhe në mediet ndërkombëtare, në rendin e ditës duhej të ishin pretendimet se “mercenarët” nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova do të luftonin në Ukrainë kundër palës ruse.

Ky informacion është paraqitur së fundmi nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov por autoritetet në ato vende i kanë mohuar raportimet e tilla.

Informacioni për anulimin e vizitës së Patrushevit pasoi dy ditë nga shpallja e qëndrimit të Serbisë nga Vuçiqi për luftën në Ukrainë. Ai deklaroi, ndër të tjera, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por edhe se e respekton integritetin territorial të Ukrainës.

Si kreu i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev luan rolin jozyrtar të këshilltarit për siguri kombëtare të Putinit.

Një oficer me karrierë i inteligjencës, ai e njeh Putinin që nga vitet 1970, kur të dy punonin së bashku në zyrën e KGB-së së Leningradit, tash Shën Petersburgu. Më vonë ai pasoi Putinin si kreu i FSB-së dhe tashmë që nga viti 2008 është në krye të Këshillit të Sigurisë.

Intervistat e tij e kanë zbuluar atë si një teoricien konspirativ që beson se, fuqitë perëndimore po kërkojnë të shkatërrojnë Rusinë.

“Shtetet e Bashkuara do të donin që Rusia të mos ekzistonte fare si vend”, kishte thënë ai në vitin 2015.

Retorika e tij për Ukrainën, të cilën ai e quan si një “protektorat” i perëndimit, i ngjan asaj të Putinit.

“Në çdo moment, ka potencial që në Ukrainë të ketë tensione të mëdha sa që miliona ukrainas do të ikin për të kërkuar strehim në vende të tjera”, është shprehur ai në një intervistë të fundit për të parashikuar një konflikt të mundshëm.

Patrushev gjithashtu është akuzuar për miratimin e një sërë atentateve dhe operacioneve të paligjshme.

Një hetim i bërë nga Britania e Madhe në vitin 2016, zbuloi se “operacioni i FSB-së për të vrarë [Alexander] Litvinenkon mund të jetë miratuar nga Patrushev”. Burime diplomatike për The Guardian kanë thënë se operativët rusë, që me anë të një puçi, u përpoqën për të rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi në vitin 2016, u lejuan të largoheshin nga vendi me aeroplanin e Patrushevit. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paralajmëron Britania: Lufta Rusi-Ukrainë mund të vazhdojë për shumë vite

Story i radhës

Celina shpreh gatishmëri për të strehuar një familje ukrainase

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë