Anulohet testimi i alarmit publik në Prishtinë

March 4, 2022
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar testimin e Sistemit të Alarmit Publik, i cili ishte paralajmëruar të mbahet ditën e shtunë.

Në njoftim thuhet se anulimi është bërë për shkak të manifestimit të Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës.

“Të nderuar qytetarë, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po udhëtonte me autobus, ndërron jetë gruaja në kryeqytet

Story i radhës

Koalicioni Levica – Taravari – Besa dhe VMRO pjesë e skenarit rus?!

Të fundit nga

ShkoLartë