1
Neum, 27 nëntor – Qëllimi i Samitit është përmirësimi i dialogut politik dhe forcimi i lidhjeve politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Këshilli i Ministrave të BeH ka anuluar Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Neum, pasi tenderi për organizimin e këtij manifestimi ka dështuar.
Organizatore u zgjodh kompania “Mindset”, por pas ankesës, tenderi u refuzua.
Bosnja dhe Hercegovina do të priste këtë ngjarje nën patronazhin e shoqatave dhe organizatave të shumta ndërkombëtare dhe Neum u zgjodh si destinacion shumëvjeçar.
Veprimtaria dyditore ishte menduar të bashkonte aktorët kryesorë nga rajoni dhe BE-ja, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe diskutimit për çështje të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale.
BURIMI: zhurnal.mk