Qindra udhëtarë janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Kjo për shkak se fluturimi i paraparë për në Malmo të Suedisë, nga kompania WizzAir, është anuluar.
Indeksonline raporton se fluturimi nr. W6 7711 Shkup-Malmo, ishte paraparë të realizohej në ora 19:40.
Fluturimi në fjalë pastaj u shtye deri në ora 20:40, për t’u anuluar pak minuta më herët.
Burime të Indeksonline thonë se udhëtarët që kishin rezervuar këtë fluturim nuk janë njoftuar as për shtyerjen e as për anulimin e tij.
Madje, për të njëjtin fluturim thuhet të mos ketë pasur fare arsyetim, as nga kompania në fjalë dhe as nga stafi i aeroportit.
Në mesin e qindra udhëtarëve ka fëmijë e pleq, teksa shumica prej tyre janë nga Kosova./Indeksonline