Anulohet festa e Argjentinës në shesh me tifozët për Kupën e Botës

December 20, 2022
1 minut lexim

Argjentina kaloi vështirësi të jashtëzakonshme për t’u kthyer pas më shumë se tre dekadash te fitorja e Kupës së Botës, por me sa duket ka problem të kalojë trafikun e krijuar nga tifozët që duan të festojnë me lojtarë triumfin në Katar. Kjo ka bërë që në mënyrë të pabesueshme, të anulohet festa e planifikuar në sheshin e obeliskut në Buenos Aires.

Autobusi me lojtarët e Argjentinës ishte nisur prej tre orësh në drejtim të sheshit, por një turmë e jashtëzakonshme njerëzish kishte mbushur jo vetëm rrugët e qytetit, por edhe autostradat që lidhnin më të, me policinë që raportoi se kishte rreth 5 milionë njerëz që kishin dalë për të ndjekur ecurinë e karvanit të festës.

Autobusi mbeti i bllokuar jashtë qytetit, pasi çdo rrugë ishte e zënë dhe pavarësisht tentativave, ishe e pamundur që të çahej turma e ngjeshur në mes të vapës. Kështu, policia urdhëroi anulimin e manifestimit në shesh, me lajmin që u konfirmua nga presidenti i federatës Argjentinase, Tapia.

“Nuk na lejojnë që të mbërrijmë të përshëndetim të gjithë njerëzit që janë te Obelisku, të njëjtat organizata të sigurisë që na shoqëronin, tani nuk na lejojnë të avancojmë.

Ju kërkoj ndjesë edhe në emër të të gjithë lojtarëve kampionë. Keqardhje”, shkruante Tapia duke konfirmuar kështu lajmin e keq për qindra mijëra tifozë që kishin dalë që në orët e para të mëngjesit për të gjetur vend në sheshin ku do të organizohej festa epike dhe rrugët që çonin drejt tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndotja e ajrit, Shkupi në 10 qytetet më të ndotura në botë

Story i radhës

Si ta maksimizoni produktivitetin?

Të fundit nga

ShkoLartë