Anulohen kampionatet botërore të “Ngjitjes në akull” në Rusi

February 26, 2022
1 minut lexim

Lufta në Ukrainë  anulon shumë ngjarje të nivelit botëror në Rusi.

Rusia agresore ka sulmuar Ukrainën dhe kjo ka bërë që federatat e ndryshme sportive ndërkombëtare, të marrin vendimet e tyre, së fundi edhe Organizata Botërore e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit –UIAA.

“Organizata Botërore e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit –UIAA, në mbledhjen e mbajtur me 25 shkurt,  njofton se: pas marrjes në konsideratë të të gjithë faktorëve, Bordi ekzekutiv i UIAA-së ka vendosur që, në interes të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, dhe për të ruajtur integritetin e Turneut Botëror të Ice Climbing, të organizuar nga UIAA, anulohen dy ngjarjet e mbetura të Kupës Botërore të Ngjitjes në Akull, të planifikuara të mbahen në Rusi, nga tani deri në fund të sezonit 2021-2022. 

Për më tepër, Bordi Ekzekutiv i UIAA-së, bën të qartë se dënon ashpër përdorimin e dhunës shtetërore ose individuale, me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, siç është veprimi aktual i Rusisë kundër Ukrainës”, – thuhet në njoftimin e UIAA-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuzeska: Tani e shohim se sa e rëndësishme ishte anëtarësimi në NATO

Story i radhës

Luftë frontale në Kiev – shikojeni përballjen e civilëve me tankun rus në Kiev

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë