Anulimi i 10 fluturimeve, reagon TIA: Shkak moti i keq, nesër pritet të normalizohet situata

December 13, 2022
1 minut lexim

Tirana International Airport bën me dije se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

“Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës’, njofton TIA.

Po ashtu thuhet se disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa. Ndërkohë sipas TIA nesër, e mërkurë, 14 dhjetor, pritet që situata të normalizohet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkim Haxhimusa i reagon Flamur Salihut: Do të na dënoj historia…

Story i radhës

Ka lindur apo jo? Fotoja e Einxhel që po bën lëmsh rrjetin

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë