Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres për BBC thotë se Kombet e Bashkuara nuk do të dorëzohen dhe ai dëshiron paqen në Ukrainë, “në përputhje me kartën e OKB-së”.
Ai thotë se “Ukraina ka nevojë dhe meriton angazhimin tonë të plotë dhe mbështetjen e plotë”.
Rusia vazhdon të paralajmërojë Perëndimin se po provokon një luftë prokure duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake.
I pyetur për një Luftë të Tretë Botërore të mundshme, Guterres thotë se një “luftë bërthamore është e paimagjinueshme”.
Ai shton: “Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të pamundur.”