Anton Quni tregon për letrën dhe zotimin me KFOR-in

January 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sot se qëllimi i letrës së Qeverisë drejtuar KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizim paraprak të misionit të NATO-s, ka qenë më shumë një sqarim sesa rizotim.

Deklarata e Maqedoncit u komentua edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes, tani deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Quni në Pressing tha se si e kishte marrë detyrën e ministrit i ishte prezentuar përmbajtja e zotimit dhe atëkohë e kishte njoftuar edhe kryeministrin Kurti, nga i cili kishte marrë konfirmim që të vazhdohet koordinimi me KFOR-in.

“Për përmbajtjen e zotimit të kryeministrit Thaçi jam njoftu në momentin kur e kam pranu detyrën e Ministrit të Mbrojtjes dhe në pritjen e parë të autoriteteve të KFOR-it më është prezentu kjo letër, aty e kam pas mundësinë me pa përmbajtjen dhe është kërku edhe nga unë që a do t’i përmbahem atij zotimi. Lidhur me atë zotim, atëkohë kryeministër ka qenë Albin Kurti, e kam njoftu edhe kryeministrin, ai e ka ditë por kam raportu që jam kontaktu dhe që kërkohet nga ministria t’i përmbahemi atij zotimi. Kam marrë edhe konfirmim nga kryeministri që ne vazhdojmë bashkëpunimin koordinimin me KFOR-in”, tha Quni.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ilir Meta dhe PL në listat e PD? E zbulon Berisha

Të fundit nga

​Musk fton gjermanët të votojnë AfD-në

Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë. “Vetëm AfD mund

Lamborghini me shitje rekord në 2024

Lamborghini ka lulëzuar nën pronësinë e Volkswagen Group, i cili mori përsipër markën në 1998. Pasi shiti më shumë se 10,000 vetura në vit për herë të parë në vitin 2023, 12
ShkoLartë