Antikorrupsioni pa vendim për përzgjedhjen e Stojanovskës zv/drejtore e Intelegjencës

min lexim

Shkup, 13 tetor – Anti-korrupsioni vazhdon të veprojë sipas shkresës për emërimin e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës, Ivana Stojanovska, e cila në këtë post është emëruar më 28 qershor me vendim të presidentes Gordana Siljanovska- Davkova. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit për Alsat thotë se duhet të përcaktohet situata për të marrë vendim përfundimtar.

“Lidhur me çështjen e emërimit të zëvendësdrejtores së Agjencisë së Inteligjencë, ju njoftojmë se procedura është në vazhdim e sipër për konstatimin e gjendjes faktike. Pas konstatimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret vendim në seancë publike, e cila do të publikohet në ueb faqen e KShPK-së”, thojnë nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Më 11 korrik, anti- korrupsioni njoftoi se çështja e emërimit të Stojanovskës do të jetë prioritet, por edhe pas tre muajve, nuk ka asnjë vendim. Stojanovska ka 7 vjet e 9 muaj përvojë në Agjenci, ndërsa në bazë të ligjit të Agjencisë për zëvendësdrejtor zgjidhet personi me së paku 10 vjet përvojë pune në fushën e sigurisë, mbrojtjes apo politikës së jashtme. Nga ana tjetër, me ardhjen e Qeverisë së re, u paralajmërua bashkimi i Agjencisë së Inteligjencës, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Drejtorisë për siguri dhe informacione të klasifikuar në një institucion. Lidhur me përzgjedhjen e drejtorëve që do ta udhëheqin këtë institucion, Mickoski në paraqitjen e fundit në Alsat tha se do të përzgjidhen njerëz profesionistë në fushën e tyre.

“Ajo agjenci e re që do të kujdeset dhe që do të bashkojë të gjitha këto shërbime është pjesë e asaj që ne si koalicion kemi rënë dakord, e kemi harmonizuar, e kështu me radhë. Drejtorin sigurisht që do ta propozojë koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, personin e dytë do ta propozojë koalicioni i udhëhequr nga VLEN gjegjësisht VREDI dhe në atë sistematizim do të ketë kritere të qarta që duhet t’i plotësojnë vendimet personale, nuk ka kompromis me profesionalizmin”, u shpreh Hristian Mickoski.

Deri në vendimin e Antikorrupsionit, Stojanovska do të vazhdojë të punojë në Agjencinë e Inteligjencës si zëvendëse edhepse biografia e saj nuk është e publikuar as në ueb faqen e Agjencisë, siç ishte rasti me udhëheqësit e mëparshëm. Nga kabineti i presidentes Siljanovska, nga ana tjetër, zgjedhjen e Stojanovskës e arsyetuan duke iu referuar përvojës së saj në sektorin e IT-së, doktoratës që ka Stojanovska, përvojës së saj në fushën e sigurisë kibernetike dhe angazhimit të saj në Fakultetin e sigurisë.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Lojtarja e golfit Tamburlini feston fitoren e radhës

Story i radhës

Shkarkimi i Vesel Memedit nga posti i ambasadorit, protestohet para ambasadës së RMV-së në Romë

Të fundit nga