Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të marrin masa me të cilat do t’i shfuqizojnë vendimet e tyre për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, thanë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Sipas tyre, vendimet janë në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit dhe Ligjin për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Nga aty theksuan se sipas nenit 44 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk mund të kryejnë funksione në organet drejtuese që kanë kapital shtetëror. Konflikti i interesit lind për shkak se Bordi Drejtues i Akademisë vendos për ankesat e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka akuzuar ditë më parë se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë në mënyrë të kundërligjshme kanë emëruar përfaqësues të tyre në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë./TV21
Burimi: TV21