Antidroga zbulon rreth 1 mijë e 800 fije kanabis në disa parcela Panorc të Malishevës, të dyshuarit nga Shqipëria

September 26, 2024
1 minut lexim

Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjakovë ka zhvilluar një aksion së fundmi, që rezultoi me identifikimin e disa parcelave me kanabis. Bimët janë shkatërruar, ndërsa hetimi tashmë ka filluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Siç raportohet, aksioni policor është kryer në fshatin Panorc të Malishevës, ku në një zonë malore janë zbuluar rreth 1 mijë e 800 fije kanabis, të mbjella në tri parcela.

Bimët kanabis janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Bazuar në informacionet e para, personat e dyshuar për kultivimin e kanabisit janë shtetas të Shqipërisë dhe të njëjtit janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim.

Hetimi i rastit, burimet e njëjta thonë se ka përfshirë edhe aplikimin e masave të fshehta.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inteligjenca Artificiale po zbulon vende të reja arkeologjike në shkretëtirë

Story i radhës

Kishte fshehur në kabinën e kamionit 30 mijë euro me qëllim trafikimin drejt Shqipërisë, e pëson 38-vjeçari në Kapshticë

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë