Antibiotikët vetëm në konsultim me mjekët amë

November 27, 2022
1 minut lexim

Shkup, 27 Nëntor – Antibiotikët janë medikamente të fuqishme që luftojnë infeksionet bakteriale. Ata nuk veprojnë në infeksionet e shkaktuara nga viruset siç është gripi thotë mjeku Harkan Memedi. Ai potencon se në rastet e përdorimit të pa nevojshëm të antibiotkiëve sjell rezistencë ndaj antibiotikëve  dhe pastaj edhe në rastet e nevojshme nuk do të kenë efekt antibiotikët, ndaj preferohet që ne bazë të simptomatologjisë të merret edhe terapia në kosultim me mjekun amë. 

 

“Në shtetin tonë është e ndalur të marrim antibiotik pa recetë të mjekut, shumica e barnatoreve vetëm se nuk japin antibiotik, mirëpo nëse mjeku e sheh të arsyeshme atëherë mirret. Shumica e prindërve atë e bëjnë në dorë të vet kështu që nuk e arsyetojmë për shkak se formohet rezistencë ndaj antibiotikëve dhe kur fillon të rritet ajo rezistencë atëherë edhe ato antibiotikë të cilët ndihmojnë për shërimin e disa sëmundjeve me kalimin e kohës nuk do të kenë  ndikim në ato sëmundje që mund ti shërojnë atëherë se vetëm se përkeqësohet gjendja me përdorimin e antibiotikëve pa nevojë. A sirupa të ndryshëm edhe përdorimi i tyre këshillohet në konsultim me mjekun sepse shumica e sirupeve që i përdorim për kollitje apo dicka të ngjashme nuk janë të preferuar prej pediatërve të përdoren tek fëmijët e vegjël.”, tha për TVM2 mjeku Harkan Memedi.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se në të shumtën e rasteve konsultohen me mjekun amë për tu trajtuar më tej me terapinë adekuatë, ndërsa disa preferojnë të shërohen vet në shtëpi me ilaçe popullore.

“Sigurisht që konsultohem me mjekun amë.”, u shpreh një qytetar.

“Jo jo nëse është grip, mund të marrim ndonjë “Fervex”.”, tha një qytetar.

“Unë shërohem vet në shtëpi, pa shkuar në mjek.”, u shpreh një qytetare.

Mjeku Memedi potencon se çdo terapi me ilaç apo antibiotik duhet të jetë me rekomandim mjekësor pasi terapia caktohet vetëm në bazë të simptomatologjisë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kombëtarja e Shqipërisë e pafuqishme, humbet thellë në Durrës ndaj Sllovenisë

Story i radhës

Pesë gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë