11
Shkup, 15 janar – Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!
Nga VLEN-i kanë njoftuar se ndaj drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Hasani, është hapur lëndë nga Komisioni për Anti-korrupsion, pas raportimeve në media për abuzime financiare dhe nepotizëm, në institucionin që drejton.
Vleni, u bëri thirrje institucioneve kompetente që t’i hetojnë të gjitha këto dyshime të ngritura në media.
“I kemi lexuar fatkeqësisht raportimet mediatike, para festave. Unë personalisht i kam ndjekur raportimet me shqetësim aty ka dyshime për abuzime të mëdha financiare, konflikte interesi, nepotizëm dhe disa dyshime tjera, që kanë bërë që komisioni për anti-korrupsion i shtetit ka hapur lëndë kundër drejtorit të institutit”, thuhet mes tjerat në komunikatën e VLEN-it.
BURIMI: zhurnal.mk