Ansu Fati në një ferr lëndimesh

January 22, 2022
min lexim

Lëndimi i fundit do ta lërë atë jashtë për dy muaj. 

Nëse dikë e kanë sfiduar pritshmeritë viteve të fundit, është Ansu Fati. Sulmuesi i Barcelonës doli nga askundi gjatë sezonit 2019/20 duke thyer rekorde të panumërta. 

Ai bëri gjithçka të dukej e lehtë dhe shpejt u pa si një idol i ri në Camp Nou dhe një yll në skuadër. 

Potenciali është ndalur nga një numër i lëndimeve, të cilave ju shtua edhe ai i së enjtes ku ai u detyrua që të largohet jashtë për shkak të një lëndimi në gju, duke kthyer një lëndim në miniskus të cilin ai e kishte pësuar në nëntor të vitit 2020. 

Lëndim i njëjtë si i Dembeles 

Testet mjekësore tregojnë që Fati ka lënduar muskulin e këmbës së tij të majtë dhe në ditët e ardhshme ai do të vazhdojë trajtimin mjekësorë që e lënë atë jashtë për dy muaj. 

Lëndimi është i njëjtë me atë që vuajti Ousmane Dembele, edhe pse në atë rast kishte një qarje, që ende nuk është konfirmuar për rastin e Fati dhe ai përballet me operim. 

Në përplasje me Aissa Mandi më 7 nëntor 2020, në ndeshjen kundër Real Betis ku bëri një lëndim të miniskusit të këmbës së tij të majtë, e cila bëri që të këtë disa operime. 

11 muaj më vonë, ai rikthehet duke shënuar kundër Levante. 

Ai luajti në gjashtë ndeshje, duke mos arritur të luaj në ndeshjen kundër Rayo Vallecano dhe Alaves për shkak të lëndimit të gjurit të tij të majtë. 

Katër ditë pas rikthimit të tij nga ky lëndim, ai përsëri do ta lëndonte kofshën në ndeshjen kundër Celta Vigon kurse tani ka një lëndim të njëjtë që e pësoi në ndeshjen kundër Athletic. 

19 vjeçari luajti për gjysmë ore derisa Xavi e pushoj atë nga fillimi, kurse më parë kishte luajtur vetëm 55 minuta në Super Kupë. 

Derisa ai hyri në San Mames, ishte e qartë që Ansu po vuante ende pasojat mentale por edhe ato fizike. 

Ai mbetet golashënuesi më i ri i Barcelonës në La Liga dhe ylli më i ri që ka startuar për skuadrën nga Camp Nou. 

Lëndimet e kanë ndaluar progresin e tij, duke e detyruar atë që të humbet 65 ndeshje të tjera deri me tani, por ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 2027 dhe mbetet shpresa më e madhe për Barcelonën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arbër Hajdari-Beatrixës: Shyqyr që dole, mos rri si ….!

Story i radhës

Ngjarjet që tronditën të premten, nga breshëria e armës në Shkodër tek tritoli në Fushë Krujë

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë