Anne Hathawy zbuloi se kishte një abort, ndërsa luante një grua shtatzënë në një shfaqje

Aktorja Anne Hathaway zbuloi së fundmi se kishte një abort.

Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja theksoi se shtatzënia e saj e parë nuk ishte e suksesshme.

Por për ta përkeqësuar situatën, në atë kohë ajo shtirej si shtatzënë.

Përkatësisht, ajo për më shumë se një muaj ka luajtur në shfaqje në rolin e një gruaje shtatzënë që ka lindur. Ajo sillej sikur gjithçka ishte në rregull, por ajo ua pranoi të vërtetën miqve të saj.

“Po bëja një shfaqje dhe më duhej të lindja në skenë çdo natë. Bëja sikur gjithçka ishte në rregull, por ishte e tepërt për ta mbajtur veten”, tha ajo.

Hathaway luajti një grua shtatzënë në shfaqjen “Gounded” jashtë Broadway, e cila u shfaq për gjashtë javë në 2015. Performanca kërkonte që ajo të pretendonte se lindte çdo natë.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj, në vitin 2016, ajo lindi një djalë, Jonathan dhe më pas tre vjet më vonë, ajo lindi një djalë, të cilin e quajti Jack.Ajo kishte të dy djemtë në martesën e saj me Adam Shulman.

Ylli i famshëm u trondit se sa të vështira janë në të vërtetë abortet spontane dhe pas lindjes së djalit të saj të dytë u shpreh se gratë nuk duhet të kenë turp për situata të tilla. 

Story i mëparshëm

Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme, në rend dite themelimi i Komisionit për tenderët njëburimorë

Story i radhës

Nën akuzë për sulm seksual ndaj lojtares, prokuroria kërkon dënimin me burg të ish-presidentit të federatës spanjolle të futbollit

Të fundit nga