Ankohet

Riqui Puig ka treguar së fundmi zhgënjimin ndaj trajnerit të Barcelonës, Xavit, për të cilin thekson se kishte pasur shumë konsideratë.

Në një prononcim të bërë për mediet Puig theksoi se tekniku i “katalanasve” ishte ai që i tregoi “derën”.

“Mendova se me Xavi-n ishim si familje. U ulëm dhe ishte ai që më tha se nuk më llogariste.

Ndoshta presidenti mendoi ndryshe, sepse ai tha se unë isha një lojtar me një të ardhme të shkëlqyer.

Xavi më pengoi të stërvitem. Është e vërtetë që nuk më trajtuan mire, nuk më lejoi të stërvitesha me ekipin e parë, por kisha kontratë dhe nuk mund të më ndalonte. Kjo ishte ajo që më shqetësonte më shumë.

Kështu që shpejt mora një vendim dhe gjeta një rrugëdalje. Përpara se të vinte te Barcelona, Xavi i kishte telefonuar dy herë prindërit e mi duke më kërkuar të shkoja në Katar. Marrëdhëniet me prindërit e mi ishin të mira, dhe unë mendoja se ishim si familje.”-deklaroi mesfushori i Los Angeles Galaxy.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Me ndryshimet kushtetuese hapet rruga për anëtarësim në BE dhe rritjen e ndihmës financiare

Story i radhës

Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë deputet i pavarur në Kuvend

Të fundit nga