Ankohen përmbaruesit, kërkojnë paradhënie

October 1, 2022
1 minut lexim

Përmbaruesit kërkojnë ndryshime të reja në Ligjin e Përmbarimit. Ata ankohen se rregullat aktuale për veprimtarinë e tyre janë jofitimprurëse. Plani i Odës së Përmbaruesve është që para se të fillojë procedura, përmbaruesi të marrë një paradhënie nga ai që kërkon shërbim, që në rast se nuk mund t’i arkëtojë paratë nga debitori, përmbaruesi të mos mbetet duar bosh. Sipas përmbaruesve, kjo kërkesë vjen pas uljes së tarifave, që ata marrin tashmë me ndryshimet e fundit të zgjidhjes ligjore.

“Kërkojmë ndryshime në Ligjin për përmbarim duke vendosur tarifë për fillimin e procesit të përmbarimit. Dorëzoni kërkesë për përmbarim dhe duhet të paguani shumë të caktuar që përmbaruesi të fillojë punën”, thonë nga Oda e Përmbaruesve.

Përmbaruesit thonë se në këtë mënyrë funksionon edhe gjykata. Mirëpo, shoqata “Ndal për përmbaruesit” thotë se ka ardhur koha që ky aktivitet të kthehet nën kompetencën e gjykatës.

“Gjykatësit punojnë me rrogë. Po, dhe kështu duhet ata të paguajnë paraprakisht. Ja një apel për ta, për përmbaruesit. Le të kthehen në gjykatë, le të punojnë si përmbarues gjyqësor. Pastaj të marrin edhe paradhënie dhe do të kenë rrogë të garantuara”, tha Marjan Ristoski, Shoqata Ndal për përmbaruesit.

Sipas informacioneve, aktualisht janë pak më shumë se 200 mijë llogari bankare të bllokuara të qytetarëve nga përmbaruesit. Aktivistët paralajmërojnë se ende po u kërkohen para qytetarëve për borxhet mbi 20 vjet. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2021 përmbaruesit kanë bërë mbi 63 mijë arkëtime të detyruara. Shuma e mbledhur në procedurë është 130 milionë euro./Alsat.mk

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli nderohet me çmimin e rëndësishëm

Story i radhës

Senatorja amerikane: E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan

Të fundit nga

ShkoLartë