Fermerët e Maqedonisë ankohen se çmimi grumbullues i qumshtit prej 25-27 denarë është tre herë më i vogël se ai që shitet në dyqane prej gati 80 denarë, dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë edhe shpenzimet e prodhimit kur kemi parasysh rritje së madhe të çmimit të ushqimit.
Maqedonia e Veriut nuk pritet të ketë problem me furnizim me qumësht.
Kompetentët qetësojnë se edhe prodhimtaria e ulur e qumështit të freskët është vetëm e përkohshme si rrjedhojë e motit ku kanë munguar të reshura në bujqësi dhe blegtori si , dhe shtrenjtimit të ushqimit të kafshëve, por edhe qetësojnë se qumësht në treg do të ketë.
Agronomët thonë se ushqim do të ketë, por për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet e prodhimeve ushqimore do të shtrenjtohen.
Për më tepër situata ishte e ndërlikuar edhe më parë në furnizimin me ushqim në nivel global si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike dhe pandemisë.
Nga Grupacioni i Qumështit pranë Odës ekonomike thonë se problemet dhe sfidat e ndryshme në industrinë e qumështit janë të vazhdueshme ngjashëm me para 11 dhe 6 vitesh.
“Aktualisht prodhimtaria e qumështit të papërpunuar po zvogëlohet si rrjedhojë kryesisht e thatësirës dhe rritjes së çmimit të ushqimit të kafshëve, nga importi ndaj të cilit jemi të varur në mënyrë tradicionale . Megjithatë, mund të thuhet se nuk bëhet fjalë për mungesë të përhershme qumështi, dhe nuk ekziston as arsye për një frikë të tillë. Perceptimi i mungesës së qumështit mbështetet edhe me rritjen e kërkesës dhe blerjeve për shkak të thashethemeve se nuk do ketë qumësht”, thotë Gjorgi Petrushev, kryetar i Grupacionit për Prodhimin, Blerje dhe Përpunimin e Qumështit, dhe drejtor i qumështores më të madhe në vend, asaj të Manastirit.
Sipas tij, në një situatë të këtillë do të ishte mirë që përfundimisht të realizohej pagesa e paralajmëruar e të gjitha subvencioneve të vonuara për një litër qumësht të dorëzuar, si dhe intervenimi i paralajmëruar dy denarë për një pjesë të qumështit të dorëzuar në vitin 2022.
Gjithashtu edhe prodhuesit e qumështit, por edhe industria përpunuese, karshi rritje tejet të madhe të kostove dhe rritjes së çmimit të energjisë prej 400-500 për qind, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të rritur çmimin e grumbullimit të qumështit me cilësi më të vogël apo më të madhe.
Fermerët ankohen se çmimi grumbullues prej 25-27 denarë është tre herë më i vogël se ai që shitet në dyqane prej gati 80 denarë, dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë edhe shpenzimet e prodhimit prej disa qindra për qind karshi rritjes prej 30 për qind të çmimit grumbullues të qumështit.
Në ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë thonë se si masë e suksesshme po vazhdohet me mbështetjen financiare të fermerëve për blerjen e plehut artificial në prodhimin e drithërave, apo për prodhimin e grurit dhe elbit.
Përfitues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore që kishin mbjellë sipërfaqe me grurë dhe elb këtë vjeshtë dhe ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnizuesve të materialit farë, në përputhje me ligjin.
Përdoruesit duhet të kenë blerë pleh artificial për të mbjellat në periudhën nga 1 gushti deri më 31 tetor 2022. Shuma e mbështetjes financiare është 3.000 denarë për hektar për harxhim privat për blerjen e plehrave artificiale, në vlerë prej së paku 200 kilogramë për hektar për grurë dhe elb.
Po ashtu, në periudhën e ardhshme, Programi i Ndërhyrjes apo Intervenimit do të plotësohet me një masë që është duke u përgatitur për mbështetje financiare për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë.
Pra, përmes Fondit Intervenues është vendosur subvencionimi intervenues në vlerë prej 5.5 denarë për qumështin e lopës të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese në periudhën janar-prill 2022, i cili u ndihmon prodhuesve të qumështit të kalojnë më lehtë krizën ekonomike.
Është rritur përkrahja edhe për krerë bagëti nga 2800 në 3100 denarë për krerë lope dhe u rrit edhe subvencionin për krerë dele nga 1000 në 1200 denarë.
Këtë vit për herë të parë është vendosur edhe një subvencion shtesë për cilësinë e qumështit.
Prodhuesit e qumështit të lopës që prodhojnë qumësht me ekstra klasë që morën mbështetje prej 3.5 denarë për litër, ndërsa tash e tutje do të marrin 4.5 denarë për litër.
Gjithashtu është rritur mbështetja për qumështin e deleve dhe dhisë nga 4.5 denarë për litër në 5.5 denarë për litër qumësht.
Në këtë mënyrë stimulohen prodhuesit e qumështit që të prodhojnë qumësht cilësor, gjë që do të ndikojë në rritjen e çmimit të blerjes së qumështit.
Edhe përmes projektit të Ballkanit të hapur do të intervenohet në rast të mungesës së ushqimit përfshi edhe qumështin.