ankohen ciceronet e vendit turistet po vijne me guida te huaja qe shtremberojne historine 64bd4e0e52452

Ankohen ciceronët e vendit: Turistët po vijnë me guida të huaja që shtrembërojnë historinë”

July 23, 2023
1 minut lexim

Ciceronët e vendit ankohen se grupe turistësh që e vizitojnë Ohrin nuk angazhojnë guida turistike vendase, edhe pse ligji e parasheh një gjë të tillë. Shumë grupe turistike marrin guida nga vende të tjera të botës. Përveç që cilësojnë si ekonomi gri, ajo që i shqetëson ciceronët e Maqedonisë është se ata të jashtmit e tregojnë gabimisht historinë e vendit.

 “Nuk është pyetja dikush të fitoj para, parat duhet ti punojnë edhe guidat vendase por e dyta është se rrëfimi i historisë është problemi më i madh, tanimë kanë filluar që guidat polake kanë filluar që të rrëfejnë histori të tyre, nuk kemi shumë nga Bullgaria janë të rrallë nuk mund të them asgjë në atë pjesë, megjithatë është jo miqësore kur dëgjoj guidë të tjerë nga shtete të tjera nga Rumania dhe shtet tjera që tregojnë historitë e tyre.”- deklaroi Riste Golaboski, Gudi Turistik.

 

 

Kërkojnë që inspektorati turistik të dalë në teren dhe të shohin se si është gjendja, sepse siç thonë, më e rëndësishme është historia se sa paratë.

 

“Ligji në Republikën e Maqedonisë për qëndrim të turistëve, ata kanë obligim që të vijnë përmes agjencie turistike tonën, ndërsa ajo agjenci është e obliguar që të caktojë guidë maqedonase të licencuar, kjo është ligjërisht, por ekonomia e zezë e bënë të veten kemi mjaftueshëm kolegët tanë të huaj të cilët i ikin atij obligimi dhe vetë historia dhe vetë paraqitja e Maqedonisë dhe qytetit e prezantojnë nga pikëpamja e tyre”- thot Riste Golaboski, Gudi Turistik.

 

 

Guidët vendas thonë se më këtë po vijnë problem të reja sepse gjithkush e tregon historinë në mënyrën e vet.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

goditja e radhes e newcastle 64bd4beb035d7
Story i mëparshëm

Goditja e radhës e Newcastle

rita ora flet per eksperiencen ne filmin wonderwell me aktoren e ndjere carrie fisher ajo eshte nje ikone do ta kujtoj gjithmone 64bd4fb346704
Story i radhës

Rita Ora flet për eksperiencën në filmin “Wonderwell” me aktoren e ndjerë Carrie Fisher: Ajo është një ikonë, do ta kujtoj gjithmonë

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë